E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në SHBA, takohet me Administratoren e PNUD-it Clark

Takimi i parë që kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar gjatë vizitës së tij në SHBA, ka qenë me Administratoren e PNUD-it, Helen Clark. Gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha ka siguruar mbështetjen e PNUD për projekte që kanë të bëjnë me arsimin dhe turizmin. Gjatë bisedes me administratoren Helen Klark shefi i ekzekutivit Berisha ka garantuar se qeveria shqiptare do të ndërmarrë çdo hap për ecurinë e mëtejshme të projekteve si "Shqiperia ne moshen dixhitale", duke theksuar se ndihma dhe koordinimi nga ana e PNUD do të ishte shumë e çmuar. Një tjetër projekt për të cilin u diskutua gjatë takimit, ishte dhe ai i Eko Turizmit si forcimi i rolit të arsimit privat. Në këtë kuadër Administratorja e UNDP Helen Clark shprehu mbështetjen e saj dhe të UNDP për këto projekte .
Kryeministri Berisha ndodhet në SHBA në kuadër të sesionit të 64 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›