E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara, Maqo Lakrori shpalos platformën

Maqo Lakrori ka qënë i pari që ka shpalosur platformën e tij në Tiranë për kreun e PS-së. Në takimin e zhvilluar mes Ramës dhe Lakrorit në ambjentet e Akademisë së Arteve për kreun e PS-së Lakrori është shprehur se PS-ja duhet të modernizojë veprimin politik të saj. Sipas tij synimi i PS-së është të realizohen zgjedhjet e parakohshme sepse siç tha ai dihet se votat në 28 qershor janë vjedhur. Ai shtoi gjithashtu se PS-ja duhet të bëjë një komunikim intesiv me partitë simotra.
Gjithashtu Lakrori deklaroi se pas garës për kreun e PS-së nevojitet të shpalosen 2 tekste për statutin dhe programin e ri të PS-së për të cilat do të merren grupet e punës dhe më pas do të thirret një kongres i posaçëm për t'i miratuar.
"Me projektin e ri ne do të fitojmë zgjedhjet vendore dhe çdo anëtarë të ndihet i barabartë" theksoi Lakrori duke kërkuar nga anëtarët që të votojnë për të si kryetar i PS-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›