Berisha në Sarandë: Do kompletojmë infrastrukturën rrugore të vendit

Sarandë, 20 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha inspektoi, sot në mesditë, vënien në shfrytëzim për mjetet të 7.5 kilometrave të segmentit të parë të rrugës Qafë Bot Sarandë, nga fshati Shkallë deri në pikën doganore Qafë Bot.
Berisha gatë inspektimit u takua me drejtuesit e kompanisë ndërtuese dhe stafin teknik të saj, të cilët i përgëzoi për punën e bërë deri tani.
Kryeministri u ndal në projektet rrugore të ndërmarra në këtë zonë, duke përmendur këtu ndërtimin e rrugës Kardhiq Delvinë, ndërtimin e rrugës Tepelenë- Levan, zgjerimin e rrugës Delvinë Sarandë, etj.
Qeveria është tërësisht e përkushtuar për rindërtimin e të gjithë infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Para disa ditësh, inaugurova fillimin e punimeve për autostradën Shkodër- Podgoricë, ndërkohë që ne do të realizojmë ndërtimin me katër korsi të rrugës nga Shkodra në Vlorë. Qëllimi ynë është që të kompletojmë infrastrukturën rrugore të vendit. u shpreh kryeministri Berisha.
k.k/NOA