Hetimi i KPP-së: 15 % e kandidatëve për deputet nuk përmbushin standartet

15 për qind e kandidatëve për deputet në parlamentin e radhshëm nuk përmbushin standartet e kërkuara. Përfundimin e ka nxjerrë Koalicioni për Parlament të Pastër të drejtuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu pas hetimit që u bëri 140 kandidatëve për deputet. Sipas Moisiut mospërmbushja e standarteve do të thotë probleme në edukimin profesional dhe politik si dhe pasja e precedenteve penal. Ish presidenti Mosiu ka komentuar edhe fushatën elektorale që sipas tij nuk po zhvillohet në një klime të përshtatshme për nivelin e demokracisë ku ndodhet Shqipëria. Sipas Moisiut nuk është parë në asnjë vend të botës që të flitet me terma spiunë dhe mafiozë pa disponuar dokumenta.