E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Shkodër, : Rama të vijë në zonat e përmbytura

Kryeministri Sali Berisha ndodhet në zonat e përmbytura në veri të Shkodrës për inspektime. Ai ka inspektuar lagjen "Bahçallëk" dhe i ka bërë apel qytetarëve që të evakuohen.
Por kreu i qeverisë i është përgjigjur edhe akuzave të kryesocialistit Rama se situata krijuar është pasojë e keqeqeverisjes, duke e ftuar Ramën që të shkojë të inpektojë zonat në veri të vendit, për të parë menaxhimin e situatës.
Sipas Berishës është e domosdoshme që të evakuohen banorët edhe në zonën e Bushatit dhe Trushit. Ai theksoi se situata e përmbytjeve do të vështirësohet.
Kryeministri ka zhvilluar një takim në të cilin ka qene të pranishëm ehe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ministri i Transportit, Sokol Olldashi dhe ai i Bujqësisë, Ruli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›