E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne grupin PD Gazsjellesi TAP sjell 2 miliarde investime ne vend

Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar memorandumin e firmosur në SHBA mes Shqipërisë-Italisë dhe Greqisë për gazsjellësin transadriatik, i cili përbën aktin më të rëndësishëm që Shqipëria ka firmosur në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik. Sipas tij impakti i këtij projekti është më i rëndësishëm se çdo projekt për zhvillimin këtij vendi dhe ka ndikim direkt në uljen e kostos së jetesës. Duke iu referuar pozicionit gjeografik ai tha se ky projekt përbën një nyje të rëndësishme të transportimit të gazit, jo vetëm drejt Italisë por edhe Veriut të Ballkanit dhe bën të mundur që Shqipëria të shndërrohet në vend prodhues madhor energjie në rajon.
“Gazsjellësi transadriatik, i cili kalon në 142 km në terrritorn shqiptar bën një transformin rrënjësor energjetik dhe ekonomik të vendit. Në këtë projekt i cili për realizimin në territorin shqiptar sjell investim prej 2 miliardë eurosh”- deklaroi Berisha, i cili shtoi se me firmosjen e këtij memorandumi Shqipëria ishte në krye të lajmeve pozitive botërore, memorandum i cili u përshëndet edhe nga zyrtari i lartë për energjinë në administratën e presidentit Obama, Karlos Pasqual dhe nga komisioneri për Energjinë në KE, Otinger.

Sipas tij ky është projekti më madhor në fushën e bashkëpunimit ekonomik, i cili do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek shqiptarët.

“Me zbatimin e tij shqiptarët do të mund të marrin energjinë për ngrohje dhe gatim me çmime shumë të leverdishme se të sotmet. Projekti ka ndikim direkt në uljen e kostos së jetesës së qytetarëve shqiptarë. Projekti përbën rëndësi për ndërtimin e projekteve me kapacitete energjetike të avancuara që respektojnë në mënyrë rigoroze mjedisin, ajrin dhe bëjnë të mundur që Shqipëria të shndërrohet në prodhues madhor energjie për rajonin”- deklaroi në fjalën e tij kryeministri.

Më tej shefi i qeverisë shtoi se firma e memorandumit në Nju Jork është një akt madhor mirëbesimi reciprok për të rritur bashkëpunimin mes vendeve tona në shkallë të lartë përgjegjësie dhe shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij në përmbushjen me përpikmëri të cdo detyrimi që vjen nga ky memorandum.

Berisha për Albpetrol: Shpifjet e opozitës të motivuara nga cmira
Në mbledhjen e grupit të PD-së kryeministri ka folur edhe për privatizimin e Albpetrol, duke theksuar se kompania fituse është një ndër kryesoret në botë, ndërsa shpifjet e opozitës i ka quajtur të motivuara nga cmira.
“PS shpif për Albptrol, cmirë e pakufishme. Procesi i privatizimit ka nisur 3 vjet më parë dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet. Asnjë cm tokë nuk është shitur, por nafta, gazi, që flejnë në nëntokë. Shqipëria është cilësuar si një nga vendet me prodhim të lartë nafte dhe gazi”- deklaroi kryeministri, i cili tha se privatizimi i Albpetrol ishte një proces serioz dhe premtoi për thellim të privatizimeve në vedn, sepse ato sipas tij rrisin eficensën ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›