E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimet e gjykatave ne nje gazete jurisprudence

Vendimet e gjykatave më të rëndësishme vend tashmë do të përditësohen në një gazetë jurisprudence e cila synon të rrisë interesin dhe referimin e praktikuesve të së drejtës tek këto vendime. Gazeta e jurisprudencës shqiptare po ashtu synon të rrisë transparencën e gjykatave dhe aksesin e publikut në drejtësi.

Nismën për një gazetë të tillë e kanë vlerësuar Ambasadori i mbretërisë së bashkuar në vendin tonë, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, anëtari I gjykatës kushtetuese Xhezair Zaganjori e tjerë.

Cdo muaj vendimet e gjykatës së lartë, të gjykatës kushtetuese, të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, do të botohen edhe elektronikisht në formë të përmbledhur të cilat mund të merren si referencë edhe nga juristët shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›