E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në ikje: Shtëpia e Visho Ajazit të ruhet nga Garda

vishoNjë nga vendimet që është firmosur sot nga kryeministri në ikje, Sali Berisha, është ai që sanksionon ruajtjen e shtëpisë së kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi, nga Garda e Republikës.

Nuk dihet se përse është marrë ky vendim dhe pse pikërisht në këtë moment.

Vendimi është një shtesë në ligjin për banesat e personaliteteve që ruhen nga Garda e Republikës.

Visho Ajazi, emërimi i të cilit u kundërshtua ashpër nga opozita, mori detyrën menjëherë pasi Bujar Nishani u zgjodh president./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›