E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne komunen e PS: Kurse per kompjuter dhe per prinderit e femijve

Kryeministri Sali Berisha premtoi dje se do te mbeshtese cdo projekt qe do t'i propozohet nga komuna Berzhite, nje komune 16 km larg ne juglindje te Tiranes, qe spikat per relievin e saj kodrinor, e pasur shume ne fruti-kulture. I shoqeruar nga ministri i PPTT-se Sokol Olldashi, deputeti i zones, Durim Lamaj, perfaqesues i PS-se, Genc Drita, kryetari i komunes Berzhite, Kryeministri Berisha peruroi sot ne mbremje rrugen e re te kesaj komune prej 3.5 kilometra, nje financim prej 33 milion lekesh, sistemin e kanalizimeve te ujerave te zeza, me nje shume prej 55 milion leke dhe rikonstruksionin e godines se komunes. "Ne po ndryshojme Shqiperine, po ndryshojme rruget e Shqiperise, infrastrukturen, ujesjellesit, shkollat dhe laboratoret e informatikes. Shume shpejt ne do te hapim kurse dhe per prinderit, pasi te gjithe shqiptaret duhet te dine te perdorin kompjuteret", tha Kryeministri perpara banoreve te Berzhites, gjate fjales se mbajtur pas perurimit te rikonstruksionit te godines se komunes. Kryeministri Berisha cilesoi vemendjen e qeverise ndaj investimeve ne infrastrukture, kanalizime, ujesjellesi, shkolla etj, ndersa nenvizoi se ne komunen Berzhite kane mbetur vetem 6 kilometra rruge pa u asfaltuar. "Ne po ndertojme rruge te standardeve evropiane. Ne nje rruge kemi te perpiqemi te zhvillohemi si vendet e tjera, sado barre e rende te jete , me qellim qe te zeme vendin e merituar", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›