E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet e kryeministrit Berisha ne Dhermi

Ne keto dite te para te gushtit, Kryeministri Sali Berisha ka lene pas impenjimet dhe zhvillimet politike dhe ka menduar per pak dite pushim. Larg rremujes dhe zhurmave te Tiranes, makina e tij eshte ndalur pikerisht ne plazhin e Dhermiut, nje nga perlat e bregdetit shqiptar. Gjate fundjaves qe ka zgjedhur te kaloje ne vilen qeveritare te Dhermiut, prane Kryeministrit ndodhej edhe bashkeshortja, zonja Liri Berisha, vajza e tij Argita me bashkeshortin Jamarber dhe dy vajzat e tyre. Kryeministri ka shfrytezuar ditet e nxehta me diell per t'u freskuar ne ujerat e Jonit, pikerisht ne zonen perpara viles, ku qendroi familjarisht. Ne kete foto, qe eshte realizuar te dielen, zoti Berisha shfaqet si nje njeri i apasionuar pas notit. Dhe ne fakt, duket se ky eshte nje nder sportet, qe Kryeministri preferon me teper. Ajo qe mund te themi, ndersa shohim foton eshte energjia qe e karakterzion, pavaresisht se vitet ikin. Dhe kuptojme, qe natyra e Berishes eshte gjithmone ne levizje, jo vetem ne politike, por edhe kur shkon me pushime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›