E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne mbledhje qeverie Fushate ne diete per zgjedhjet

Fushata per zgjedhjet e 8 majit do te jete nje fushate ne diete dhe do te zhvillohet vetem me fondet e caktuara per partite. Ishte ky premtimi i kryeministrit Berisha sot ne mbledhjen e qeverise ku kerkoi gjithashtu edhe mosperdorimin e makinve zyrtare gjate fushates.

I kerkova partise te marre me qera veturen time dhe kjo do te ndodhe me secilin prej jush. Ne fushate nuk do te mund te kete asnje targe zyrtare vec atyre te sigurise dhe Gardes premtoi ai.

Duhet te jemi te perkore ne kete fushate. Shkelqimi dhe salltaneti nuk eshte ai qe shkon me thelle ne mendjen dhe zemren e njerezve tha Berisha.

Ai tha se punonjesit me status civil duhet te respektojne statusin punonjesit e administrates duhet te respektojne orarin zyrtar.

Gjithashtu Berisha njoftoi shtyrjen e orarit te mbledhjeve te qeverise per ne oret e pasdites per shkak te angazhimeve ne fushate te mazhorances.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›