E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHEMBULLI NGA GJERMANIA/ Ylli i liberalëve: Do e mbyll karrierën 45 vjeç

Filip Rosler

Liberalët gjermanë janë në një krizë të thellë. Anketat tregojnë se mbështetja ndaj tyre është në rënie. Drejtuesi i tyre për dhjetë vjet, Guido Vestervele dha dorëheqjen para pak ditësh pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e pjesshme. Partia arriti në tre përqind. Vestervele, një homoseksual i deklaruar, dha dorëheqjen edhe nga posti i zëvendëskryeministrit, që pritet ti kalojë drejtuesit të ri. Tashmë të gjithë shpresat e liberalëve janë tek ylli politik, Filip Rosler, 38 vjeç. Ai do jetë pasues i Vesterveles, por jo për një kohë të gjatë. Në intervistën e parë ai ka bërë të ditur se do e mbyllë karrierën në politikë në moshën 45 vjeç. Jam i sigurt, në moshën 45 vjeç do i jap fund angazhimit në politikë. Politika i ndryshon njerëzit. Prandaj gjithçka bëhet në kohën e saj, ka thënë Rosler.

Rosler është një jetim, që erdhi në Gjermani pa emër, madje as ditëlindja e tij nuk dihej.

Ai u lind në Vietnamin jugor në mes të luftës. Prindërit e tij u vranë pak pasi erdhi në jetë. Askush nuk di gjë se kush janë ata. Por ai pati një fat të çuditshëm. Dikush e mori foshnjën dhe e çoi në një shtëpi jetimësh të kishës katolike. Nëntë muaj më vonë, familja Rosler nga Hamburgu në Gjermani e adoptoi fëmijën dhe ia vuri emrin Filip.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›