E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nga Kukesi Te henen seance parlamentare per tre ligjet

Nga qyteti i Kukësit informoj shqiptarët se ditën e hënë do të mblidhet parlamenti shqiptar për të votuar tre ligjet e integrimit.
Ky fakt u bë i ditur nga vetë Kryeministri Berisha, gjatë takimit që zhvilloi sot në qytetin e Kukësit ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit për këtë qark.
“Pazarxhiu i 1 prillit deklaroi se unë pranoj paketën e Ilirit. Sot janë 224 ditë që ai ka bllokuar për secilin prej jush pasaportën e dytë më prestigjoze pas NATO-s atë të statusit të vendit kandidat. Bllokoi qindra milion euro për shqiptarët, fermerët infrastrukturën”, deklaroi ai.
Thirrja ka brenda edhe ftesën për të votuar amnistinë fiskale, e cila nuk u miratua e plotë vitin e shkuar për shkak të refuzimit të socialistëve 
“Ti që kishe amnistuar Koçon, ti që Kocos i jepje 80% të tenderave të bashkisë, të gjitha reklamat e kryeqytetit, ti që i llogarisje bulevarde për sheshe ndërtimi, ti refuzove aministinë fsikale, ndaj dhe së bashku me tre ligjet të votojmë amnistinë që nuk votove dhe të regjistrosh me 23 qershor fundin që ti meriton”, u shpreh Kryeministri. 
Erdhi me shi në qarkun e vendlindjes së tij. Është bereqet thotë populli, Duke i besuar kësaj, Berisha zgjodhi të flasë edhe pa çadër. “Shkojmë drejt 23 qershorin për të votuar 44, numrin e artë, Partinë Demokratike. Pasi në Kukës e në mbarë Shqipërinë kemi dyfishuar bizneset, kemi krijuar me qindra e qindra ferma të reja, subvencionuar mbjelljen e 600 ha dru frutorë. Kukësi ka sot universitetin e tij”, u shpreh Berisha. Ndryshimi po ndodh tha Kryeministri Berisha edhe pse Rama flet për një Shqipëri të sëmurë. “Nga autobusi yt mavi do ta shpallë Shqipërinë spital psikiatrik, qetësohu, qetëso nervat disfata të pret, 23 qershori po vjen. Njeriu që vetëm pak vite më parë do shkruante për vendin e tij me fjalët më të ndyra të fjalorit shqiptar. Për ty e bukur ishte Shqipëria e etërve të tu, ndërsa për shqiptarët Shqipëria është e b bukura e dheut është Amerika e tyre është parajsa e tyre tokësore”, vuri në dukje Berisha. 
Fare pranë është kufiri me Kosovën. Aty kreu i opozitë shkoi para disa javësh dhe ironizoi simpatinë e kosovarëve për Berishën
Berisha iu kujtoi dekorimin e Goran Bregoviçit nga Edi Rama kur ishte kryetar i bashkisë. 
“Nga i madhi tek i vogli, e dinë se Skënderbeu pas zotit është Krishti dhe Muhamedi i gjithë shqiptarëve. Skënderbeun nuk e ngatërrojnë as me Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin e as me njeri tjetër, problemi yt është ky: nga një kohë kur në Kosovë kishte lumenj gjaku, kur nënat kosovare kishin të varura në shtëpitë e tyre rrobat e gjakut të fëmijëve të tyre ti Edvin dekoroje në Tiranë, i dorëzoje censin e artë në gjoks këngëtarit për himne e marshe mbi shqiptarët (Bregovicit). Kosova e njeh një mijë herë më mirë se ti Skënderbeun dhe heronjtë e kombit, por Kosova nuk të fal ty Edvin Kristaq Rama sepse kur ne po çanim malin për të ndërtuar autostradën e kombit ti dërgoje deputetët e tu për të ngritur çadrat e grevës së urisë në tunelin e Kalimashit”, vuri në dukje Berisha.
Kandidatët e kanë nisur punën. Kërkojnë rezultat të pastër në qarkun me katër deputetë.
Demokratët  premtojnë hapjen e 250 mijë vendeve të punës në katër vite, rritje të pagave e pensioneve dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›