E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu per 3 ligjet e integrimit Koalicioni i pazareve vazhdon te luaje bllofin

Thirrjet e opozitës për të votuar 3 ligjet janë bllof sipas ministres së Integrimit Majlinda Bregu. Kjo lojë sipas saj bëhet për shkak se krerët e koalicionit të majtë janë amorale përballe votuesve të tyre.

Gjithsesi, Bregu fton opozitën në Parlament dhe sipas saj të bëjë detyrën karshi vendit e të votojë 3 ligjet.

Për ministren e Integrimit, movotimi nga opozita i ligjeve për të fituar statusin e vendit kandidat, i ka shkaktuar vendit dëme të mëdha, pasi kanë humbur miliona euro kreditime e subvencione.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›