E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nga Laçi: Socialistë ejani në inaugurime, gjyslyqët e Ramës nxijnë Shqipërinë

Laç, 10 Qershor, NOA Premtimet për ndërtimin e shkollave të reja sipas standardeve evropiane në çdo cep të vendit me qëllim që fëmijët shqiptarë të shkollohen në mjedise moderne, e kanë drejtuar kryeministrin Sali Berisha në qytetin e Laçit, në lagjen Sanxhak, ku inauguroi shkollën e re nëntëvjeçare Gjok Elezi.

Qeveria është e vendosur tju mbështesë dhe besimin tuaj ta shndërrojë në rrugë moderne, shkolla moderne, spitale moderne, në mbështetjen e fermerëve shqiptarë, në nxitjen e turizmit, deklaroi kryeministri gjatë inaugurimit të shkollës së re, ku mësojnë plot 744 nxënës.

Rishtas kreu i qeverisë shprehu para laçjanëve, vendosmërinë e tij, kur në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar bëri publik vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve në 1 Korrik, një premtim që për kryeministrin Berisha nënkupton rritjen të rrogave dhe pensioneve për mbarë punonjësit dhe pensionistët shqiptarë.

Qeveria është e vendosur të punojë me përkushtim të madh për të bërë realitet ëndrrën tuaj më të bukur, integrimin e Shqipërisë në Evropë, nënvizoi më tej kryeministri.

Gjatë fjalës së tij në përurimin e shkollës Gjok Elezi, e cila i bashkohet investimeve të qeverisë në qarkun e Kurbinit, që i kushtoi buxhetit të shtetit 64 milionë lekë të reja, me plot 34 klasa të reja, 3 grupe parashkollorësh, si dhe 1 laborator modern informatike, kryeministri Berisha bëri një përmbledhje të rrugëve të reja, shkollave, ujësjellës e kanalizimeve si në asnjë vend tjetër, duke dashur të nënçmojë nihilizmin e krerëve të opozitës që mohoujnë çdo investim duke folur për krizë.

Duhet të vini në këto inaugurime edhe si vlerësim e respekt të madh ndaj atyre që ju kanë votuar, pasi jam i bindur se do të ndihmoni edhe kryetarin tuaj, duke i thënë se janë gjyzlykët ato që ta nxijnë Shqipërinë, sepse Shqipëria po zbardhet çdo ditë e më shumë, deklaroi nga Laçi, Berisha.

Investimet e realizuara vitet e fundit në qarkun e Kurbinit dhe qarkun e Lezhës e Mirditës kapin shifrën 53 milion euro, thënë ndryshe, 45 herë më shumë se sa investimet e realizuara nga qeveritë socialiste.

Sa i përket investimeve në infrastrukturë, në rrugët nacionale dhe rurale janë investuar 50 milion euro, dirsa vetëm këtë vit po përurohen investime të reja në rrugë rurale, ujësjellës, shkolla e tregje publike me një vlerë prej 608 milion lekë.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›