E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nga QSUT: Terror i pashembullt! Ndaj Kalasë është përdorur verbues arinjsh dhe është goditur pas koke

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka vizituar në QSUT eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, që u lënduan gjatë protestës së sotme.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se policia ka përdorur verbues arinjsh dhe e kanë goditur pas koke aktivistin dhe gazetarin e Fax News, Aulon Kalaja.

“Ndaj gazetarit Aulon Kalaja, kanë përdorur, përveç verbuesit të arinjve, kanë goditur me shkop. Janë përdorur bomba, janë hedhur protestuesve në këmbë bomba dhe granata.

Kanë marrë plagë të shumta në këmbë dhe kanë hedhur shishe molotovi mbi protestues. Janë të dokumentuara. Dënoj këtë terror të pashembullt dhe garantoj Edi Ramën, Skënder Ballukun, Sokol Besprerin, Alushin e krimit dhe bashkë me atë të Operacionales se do të përgjigjen për këto krime të shëmtuara”, tha ndër të tjera Berisha.

LEXO EDHE: VIDEO/ “Ambulancë, shpejt…”! Sulmohet nga policia aktivisti dhe autori i “ngA Kalaja” në Fax News, Aulon Kalaja

Këtë të premte u mbajt protesta e radhës e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.

Edhe pse ishte paralajmëruar se në këtë tubim do të kishte vetëm fjalime me zyrtarë të lartë të PD-së, nuk munguan tensionet.

Menjëherë pas fjalës të kreut demokrat Sali Berisha, në drejtim të Kryeministrisë u hodhën molotovë

Mësohet se nga molotovët e hedhur në tubim, por edhe nga përplasjet e dhunshme janë dërguar në spital eksponentë të lartë të PD-së, protestues dhe një efektiv.

Kështu, Aulon Kalaja, Luciano Boçi dhe Klevis Balliu janë dërguar në spital, për shkak të problemeve shëndetësore, që kanë shfaqur. Ndërkaq, edhe një polic ka pësuar çarje në kokë dhe djegie.

LEXO EDHE: PAMJE TË RËNDA/ “Kandidati për deputet më i votuar i Krujës”! Berisha: Dhuna ndaj Kalasë, hakmarrje primitive e Ramës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›