Berisha ngushellon familjaret e libianeve te rene

Kryeministri i Shqipersise Sali Berisha ka pershendetur nepermjet nje mesazhi lajmin e eliminimit te ish dikatorit libian Muammar Gaddaf.
Ne kete mesazh kryeministri shprehet
Keshilli Kombetar i Tranzicionit u dha sot libianeve dhe mbare botes lajmin e shumepritur te daljes nga skena njehere e pergjithmone te ish diktatorit libian Muammar Gaddaf.
Ky kriminel me i madhi ne historine moderne te Libise meritonte ndeshkimin me te madh sipas ligjit nderkombetar per krimet e renda kunder njerezimit qe kreu ndaj popullit te tij.
Por le te urojme qe vrasja e tij te jete nje ngushellim per familjaret e mijera e mijera burrave dhe grave femijeve e te moshuarve libiane qe rane ne pranveren arabe nga barbarite e tij.
Me heret edhe kryeministri britanik Dejvid Kamerun tha se kryeministri i Libise Mahmud Xhibril ka konfirmuar se kolonel Gadafi ka vdekur.
Me tej ai theksoi se sot eshte dita per ti kujtuar te gjitha viktimat qe vdiqen ne duart e ketij diktatori brutal dhe regjimit te tij.