E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ngushellon familjen Vasillaqi na dhuroi buzeqeshje ne kohe te veshtira

Tirane 27 shtator 2011 NOA ndash Nje dite pas ndarjes nga jeta te aktorit te njohur Vasillaq Vangjeli kryeministri Sali Berisha i dergoi nje mesazh ngushellimi familjes se aktorit qe i dhuroi shume e shume te qeshura publikut shqiptar me rolet e tij te spikatura dhe popullore.
Ne mesazhin e tij kryeministri shkruan se sot eshte nje dite trishtimi per familjen qe humbi njeriun e dashur por edhe per boten artistike qe humbi njeriun qe ia dedikoi jeten skenes se teatrit te estrades dhe komedise.
Vasillaqi me talentin e tij u shnderrua ne nje nga aktoret me te dashur te komedise per shqiptaret i cili u dha buzeqeshjen edhe ne kohera te veshtira per ta. Ne kujtesen e publikut shqiptar do te mbetet i paharruar personazhi shume i dashur per te tek Zonja nga Qyteti dhe loja e tij e shkelqyer autoriale vleresoi kryeministri.
Shefi i qeverise i dergoi ngushellime te sinqerta familjareve te aktorit te njohur ne keto caste dhimbjeje.
Aktori Vasillaq Vangjeli do te kujtohet per dhjetera role te luajtura ne skenen e Teatrit Estrades dhe kinematografi e filma televizive.
Te paharruara do te mbeten per publikun rolet e tij sa komike e groteske si ai i Kocit tek filmi Zonja nga Qyteti apo dhe ai i Sillos qe personifikon Enver Hoxhen ne telefilmin Gjuetia e fundit ne te cilin me protagonizmin e tij percolli me dramaticitet dhe grotesk diktatorin shqiptar.
Vasillaq Vangjeli nderroi jete mbremjen e te henes ne moshen 64-vjece pas nje ataku kardiak.
mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›