Top Story letra e Withers. Kabllogramet nuk genjejne

Një ditë pas publikimit të letrës së ish-Ambasadorit Amerikan në Tiranë, John Withers, ish-ambasadorë dhe opinionistë të medias komentuan qëndrimin e tij dhe shtetit që ai përfaqëson në “Top Story”, emisionin e drejtuar nga Sokol Balla.
Publikimi i kabllogramëve nga “Wikileaks”, në të cilat kritikohej rëndë aktiviteti i qeverisë, i kryeministrit Berisha, sidomos për qëndrimin e tij ndaj çështjes së Gërdecit, Prokurorisë dhe sulmit ndaj mediave apo korrupsioni i zyrtarëve të lartë, solli një tronditje të madhe në vend.
Megjithatë, sipas fjalëve të vetë “Withers”, ishte bërë e domosdoshme që ai të shkruante këtë letër, në mënyrë që të sqaronte si duhej dhe pa keqkuptime të gjitha sugjerimet që ai i drejtonte Departamentit WikileaksWikileaks, Withers për të gjithë Withers, tre vitet e ambasadorit Withers: Themi vetëm të vërtetën! të shtetit.
Lisen Bashkurti: “Letër shumë e qartë, i hap sytë publikut”
Duke komentuar veprimin e Withers, ish-ambasador dhe drejtues i Akademisë së Diplomacisë, shprehet: “Përmbajtja e letrës, misioni që ka, është me të vërtetë e paprecedent, por shumë e qartë dhe e kthjellët. Është një letër miqësore, dashamirase. Pas kabllogrameve, duhet të na bëjë të reflektojë të gjithëve. Ajo që duhet të kuptojmë është fakti që Withers është një përfaqësues i një diplomacie që besoj pas çështje “Wikileaks”, ka treguar se funksionon më mirë se të gjitha dilplomacitë e tjera në botë. Kabllogramët nuk duhet të vendosen në dyshim. Qëndrimi i tij është unik, duke patur parasysh që Zonja Klinton dhe Departamenti i Shtetit janë shprehur prej kohësh se nuk bëjnë komente mbi kabllogramet. Mendoj se letra e tij u bë e detyrueshme nga mënyra se si u interpretua nga politika, që e subjektivizoi kabllogramin, duke e shpallur të dyshimtë, të njëanshëm dhe të personalizuar”.
Shpëtim Nazarko: Pas 21 janarit, amerikanët nuk mund të heshtnin
”Pas asaj që ndodhi në 21 janar, amerikanët nuk mund të vazhdonin të mbështesnin pa kushte qeverinë. Nëse do t’a bënin këtë, do të dobësonin pozitat e tyre të privilegjuara në Shqipëri, diçka që ata nuk mund t’a bëjnë për hir të një Kryeministri që ikën dhe vjen”, janë fjalët e opinionistit Shpëtim Nazarko, pjesë e panelit të “Top Story”. “Ju garantoj që për amerikanët, ato kabllograme janë një siklet i madh. Shqipëria është një aleat i besuar i tyre, por kjo nuk do të thotë që mund të heshtin dhe të mbyllin sytë kur këtu shkelet demokracia dhe zhvillohet një korrupsion në nivele tronditëse. Fare mirë, Withers mund të mos fliste fare dhe qëndrimin e tij e mbronte Ambasada Amerikane në Tiranë. Qëndrimi i tij është unik dhe është qëndrimi i një diplomati karriere, jo një ambasadori çfarëdo. Amerikanët, me 21 janarin dhe me zgjedhjet lokale kanë humbur pikë me qëndrimin e tyre deri diku tolerues. Kabllogramet tregojnë ama se pas kuintave, diplomacia e tyre nuk e përkrah dhe vazhdon manovrat e saj. Kjo bën të qartë që amerikanët nuk kanë asnjë dashuri për ndonjë politikan të veçantë dhe letra e Ëithers ka vetëm një mesazh të madh, kabllogramet nuk gënjejnë”.
Tarifa: Ambasadori i SHBA, figurë integrale
Fatos Tarifa, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, është shprehur se letra e Withers ka ardhur si një reagim “ndaj të gjitha kabllogrameve të bëra publike për të treguar se ka një fizionomi diplomacia amerikane”.
“Mendoj se Withers e ka parë të arsyeshme të reagojë me këtë letër ndaj të gjitha kabllogrameve të bëra publike për të treguar se diplomacia amerikane ka një fizionomi dhe ambasadori amerikan ka një figurë integrale. Cdo gjë e thotë në emër të presidentit të SHBA”, u shpreh Tarifa në emisionin Top Story.
“Ai me këtë letër tregon se nuk mund të jetë subjektiv në raportimet e tij tek qeveria e tij”, shtoi Tarifa.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika “NATO, integrimi kërkon dhjetë vjet”
Gjatë Ministerialit të Mbrojtjes, që u zhvillua në selinë e NATO-s në Bruksel, Ministri Arben Imami u pyet mbi kritikat e qershorit nga Komanda e Transformimit të Aleancës mbi vendin e sapoantarësuar. Buxheti faktik 2010 miratohet mes debatesh
Kuvendi miratoi me 71 vota pro pas katër orë debatesh të forta mes maxhorancës dhe opozitës buxhetin faktik të vitit të kaluar. Arvizu: Letra flet vetë
Letra e ish-ambasadorit John Withers drejtuar popullit shqiptar nëpërmjet Top Channel nuk i ka shpëtuar vëmendjes së pasardhësit të tij ambasadorit Alexandër Arvizu.
Arvizu: Sërish në udhëkryq
Festimet e 20-vjetorit të rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqiperisë kanë vijuar me një simpozium organizuar nga Instituti për Studime Ndërkombëtare me temë “Marredhëniet shqiptaro-amerikane, Ndërtimi së Ardhmes”, ku ka marrë pjesë edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi. PS: Të rishikohen draftet, ndryshe nuk votojmë
Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci deklaron në kuvend se maxhoranca nuk ka dhënë ende përgjigje zyrtare për paktin e ligjet me shumicë të cilësuar që janë në rend dite që prej rifillimisht të punimevet të Parlamentit në shtator, nuk mundën të marrim dot votat e nevojshme. propozuar nga Partia Socialiste.
Lajmet kryesore
Riciklimi i makinave të vjetra
Berisha priti pronarin e kompanisë para miratimit të ligjit
“NATO, integrimi kërkon dhjetë vjet”
Buxheti faktik 2010 miratohet mes debatesh
Perime me kimikate