E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha niset për në Konferencën e OKB për Ndryshimet e Klimës në Danimarkë

Tiranë, 16 dhjetor NOA Kryeministri, Sali Berisha niset sot për një vizitë tre ditore për në Kopenhagen, në Danimarkë, ku do të kryesojë delegacionin shqiptar që merr pjesë në Konferencën e OKB për Ndryshimet e Klimës.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha do të mbajë një fjalim në seancën plenare të paradites të datës 17 dhjetor.

Po në atë ditë do të kenë fjalën e tyre edhe kryetarë të vendeve mjaft të rëndësishme, si presidenti i Meksikës Felipe Calderón Hinojosa, kryeministri i Australisë Kevin M.Rudd, kryeministri Greqisë, George Papandreu.

Gjatë qëndrimit tre ditor në Danimarkë, Berisha është i ftuar në një darkë që shtrohet për nder të pjesëmarrësve nga mbretëresha e Danimarkës, Madhëria e Saj Mbretëresha Margrethe II, darkë e cila do të mbahet në Christiansborg Castle, pas ceremonisë së prezantimit me Familjen Mbretërore.
Gjatë këtyre ditëve, kreu i qeverisë do të zhvillojë një seri takimesh bilaterale me liderë të rajonit dhe evropianë, si dhe do ti përgjigjet interesit të mediave më prestigjioze të Danimarkës lidhur me hapat e mëtejshme të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimit ekonomik dhe perspektivën evropiane.

k.k/NOA 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›