Berisha niset për një vizitë në Belgjikë
Gjatë vizitës një ditore, Berisha do të pritet nga homologu i tij Leterme, me të cilin do të zhvillojë fillimisht një takim, ndërsa më pas do të nënshkruajnë marrëveshjen “ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës së Shqipërisë mbi transferimin e personave të dënuar”.
Kryeministri Berisha do të pritet në takim nga Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve z. André Flahaut dhe zv/presidenti i Senatit z. Armand De Decker. Në përfundim të takimit Kryeministri Berisha do të firmosë në librin e artë të Parlamentit. Berisha do të pritet në një takim të veçantë dhe nga kryetari i Bashkisë së Brukselit z. Freddy Thielemans.