E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-opozitës: Debati zhvillohet në Kuvend

Berisha theksoi se deputetët e qarkut të Shkodrës nuk janë lejuar të marrin pjesë në këtë seancë, edhe pse do të diskutohej për qarkun e tyre të përmbytur. “Nesër do bëjmë seancë plenare për të diskutuar për përmbytjet. Deputetët e PS së Shkodrës do merrnin pjesë në këtë seancë, por mesa duket një urdhër politik nuk i lejon” tha Berisha. “Solidariteti dhe përpjekja e përbashkët janë thelbësore në rast fatkeqësish”, u shpreh kreu i qeverisë.  Berisha ka bërë të ditur edhe masat që do të merren në periudhën post përmbytje. “Mbase tani është koha të mendoni për vendosjen e rezervuarëve të ujit. Me autobotë t’i furnizojmë me ujë të vazhdueshëm duke marrë ujë të paster në Shkodër e qytete të tjera. Të fillojë klorifikimi i puseve, të informohen banorët se cila është koha që do një pus për të ardhur në kriter, të vihen tabela sanitare tek puset që nuk mund të pihet”, tha kreu i qeverisë.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›