Berisha, opozitës: Votoni ligjet e kërkuara nga KE
KRUJE- Kryeministri Sali Berisha ka perseritur sot nga Kruja thirrjen drejtuar opozites per te votuar ligjet qe kerkohen nga KE per integrimin e vendit ne familjen evropiane.
Kreu i qeverise ka kujtuar opoziten se bllokimi i ligjeve ne parlament eshte shkelmim per integrimin dhe ne dem te interesit te vendit dhe gjithe shqiptareve.
Deklarata eshte bere sot gjate ceremonise se inaugurimit te nje shkolle 9 vjecare ne kete qytet. Ndërtimi i kësaj shkolle përbën një investim prej 58 milion lekë dhe ajo ka 24 klasa, 3 laboratorë, 2 kabinete informatike, bibliotekën, muzeun e shkollës dhe një sallë multifuksionale për veprimtari ekstrakurrikulare, si dhe palestër të mbyllur.