E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Imami thirret për raportim në Komisionin e Sigurisë

Tiranë- Ministri i Mbrojtjes Arben Imami është thirrur sot për të raportuar në komisionin e sigurisë, nën akuzat për shitje të pronave të ushtrisë.

Deputet e opozitës kanë kërkuar gjithashtu për raportim para komisionit edhe ministrin e Brendshëm Flamur Noka dhe kreun e SHISH-it.

Socialistët kanë kërkuar gjithashtu edhe ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar akuzat e opozitës ndaj ministrisë së Mbrojtjes për privatizimet.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar gjithashtu edhe përfshirjen në axhendë të ligjit për shërbimet inteligjente duke theksuar se nëse nuk ndodh kjo atëherë kjo do të cilësohet si sabotim nga shumica.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›