E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-paqeruajtesve 21 janari akt i shemtuar do i kthejme imazhin vendit

Foto ilustruese

Tirane 8 shkurt 2011 NOA- Update Pak me pare u mbyll ceremonia e pritjes se forcave komando qe u kthyen nga Afganistani e mbajtur ne ambientet e Kryeministrise.

Gjate fjales se tij para turpave te Kontigjentit Eagle 1 Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi se Falenderime pasi trupat kryen detyren e tyre ne menyre te suksesshme. Ju bete qe flamuri shqiptar te valevitet krenar ne lufte. Ne 6 muaj ju u perballet me misione nder me te rrezikshme deshmuat gjakftohtesi te madhe pergatitje ushtarake te shkelqyer komunikim te zhdervjellte ju nuk ishit nje njesi e madhe por ja dolet te fitonit respektin dhe vleresimin e te gjitha njesive te tjera te vendeve te Atlantikut te Veriut dhe te SHBA-ve.

Me tej kreu i qeverise tha se Me vjen mire qe trupat tane u kthyen mire nga misioni. Qeveria do mbeshtese misionet e ardhshme ne Afganistan.

Kryeministri Berisha nuk la pa permendur edhe demonstraten e 21 janarit duke thene se Te paret qe me erdhen ne mendje keni qene ju. Pasi institucionet e nje vendi te NATO-s nuk mund te sulmohen. Ju garantoj se ajo qe ndodhi ishte vertet nje akt i shemtuar por ne se bashku do bejme cdo gje qe ti kthejme Shqiperise imazhin qe meriton e te deshmojme se liria eshte e pakapercyeshme ne kete vend iu tha ai paqeruajtesve shqiptar.

Ndersa ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se misioni i trupave vjen i kryer suksesshem ne atdhe.

Kjo dite eshte e rendesishme per ne dhe per Shqiperine si anetare e NATO-s ndaj ju falenderoj per punen dhe perkushtimin tuaj tha Imami.

Ne mbyllje te ceremonise pershendeten edhe femijet e kontingjentit paqeruajtes te kthyer ne atdhe.

Kontigjenti Paqeruajtes Eagle 1 kreu per 6 muaj misionin e tij ne Kandahar te Afganistanit ne kuader te operacionit ISAF.

Pjese e ketij kontingjenti jane 44 oficere nenoficere dhe ushtare profesionist efektive te Batalionit Special te Forcave Tokesore te cilet sherbyen ne kete mision ne operacione luftimi perkrah forcave speciale amerikane qe veprojne ne Afganistan.

a.y/NOA

Lidhjeakt i shemtuar forcat komando Kryeministri Berisha mision

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›