Shkon ne 97 numri i te prekurve nga virusi AH1N1

Foto ilustruese
E marte 8 shkurt 2011 NOA- Ka shkuar ne 97 numri i te prekurve ne vendin tone nga virusi i njohur si gripi i derrit AH1N1.
Burime zyrtare nga Instituti i Shendetit Publik bejne te ditur per agjencine e lajmeve NOA se krahasuar me dy dite me pare jane rritur edhe 10 persona te prekur.
Po te njejtat burime flasin per nje rritje edhe me te madhe te numrit te te prekurve gjate muajit shkurt ku sipas ISHP-se thuhet se do te njihet si muaji i pikut per kete virus.
Por prej afro nje muaji ne laboratoret e Institutit te Shendetit Publik shkojne cdo dite me qindra mostra qe u nenshtrohen ekzaminimeve.
Por fatmiresisht po te njejtat burime sqarojne se gjendja e te prekurve nuk eshte kritike per jeten pasi jane vene nen kujdesin e mjekeve ne menyre qe te behet nje sherim i shpejte i ketyre rasteve.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeInstituti Italian per Tregtine e Jashtme certifikon 19 kompani per standardet e BEDeshmite tronditese per vrasjen e dy policeveVija ajrore zbulon 4 mije rrenje hashash ne rajonin e ShkodresNje mengjes korriku qe zgjati 40 vjetAutoritetet kosovare largojne 14 stacione te telefonise celulare serbe Lidhjegripi i derrit ISHP numri i te prekurve persona