Berisha paralajmëroi përjashtimin e Salianjit, pas pak nis mbledhja e Këshillit Kombëtar. Çfarë pritet?

Pritet të nisë pas pak mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në rend dite janë përfshirë diskutime mbi situatën politike në vend, çështja e Belinda Ballukut dhe protesta kombëtare e lajmëruar më 22 dhjetor.
Por me shumë interes do të shihet edhe çfarë do të ndodhë me ish deputetin Ervin Salianji.
Ditën e sotme kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi dhe përjashtimin e Salianjit, të cilin e akuzoi për bashkëpunim me Suel Çelën, kreu i bandës së Elbasanit, për organizimin e takimit të djeshëm me qytetarët në këtë qytet.