E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Mamurras

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Mamurrasit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zef Hoti”, ku shtetasi Pjetër Marku është plagosur në dorë në rrethana ende të paqarta.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.

50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›