E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha per APA Heqja e vizave sukses personal

Ka pritshmeri te medha nga liberalizimi i vizave.Keshtu eshte shprehur kryemistri Berisha ne nje interviste per Agjencine Austriake te Lajmeve APA. Sipas kryeministrit pas liberalizimit te vizave hapi tjeter do te jete statusi i vendit kandidat per ne BE. Gjithashtu sipas tij nje hap tjeter i rendesishem per vendin eshte edhe lufta kunder korrupsionit me Teknologji te Larte dhe Neoliberalizem.


Ne nje interviste telefonike per APA-ne kryeministri Berisha theksoi se per vendin e tij i cili gjate diktatures staliniste ishte jashtezakonsht i izoluar nga pjesa tjeter e botes dhe nga vete shtetet e ish-bllokut lindor kjo perben nje ngjarje tejet te rendesishme.

Jo vetem kaq por Berisha e sheh heqjen e vizave edhe si nje sukses personal. Shefi i Qeverise theksoi se per kete ndihet shume i lumtur edhe pse kete afat nuk e ka respektuar plotesisht.
Ne te ardhmen afaristet shqiptare nuk do te kene me probleme gjate udhetimeve te tyre jashte vendit dhe kjo perben gjak te fresket per ekonomine ka vijuar me tej Berisha.

Nisur nga fakti qe shume shqiptare qe jetojne jashte vendit mund ti shohin me shpesh familjet e tyre dhe qe te rintje mund te udhetojne do ta bejne edhe me konkrete perspektiven europiane te Shqiperise.

Lidhur me mekanizmin e mbikqyrjes te te ashtuquajturve azilkerkues te rreme te cilesuar si nje pedal frenues ne procesin e liberalizimit te vizave nga Sekretari Belg i Shtetit per Azilin Melchior Eumlathelet ne cilesine e tij si Kryetar i Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se Berisha tha se sot Shqiperia eshte nje vend teresisht i ndryshem dhe se ne disa fusha te caktuara ai mund te matet me vende antare te BE-se.

Vec kesaj kryeministri me plot besim ka vene ne dukje se qeveria shqiptare do te jete e gatshme qe te arrije standardet e nevojshme dhe ne rast se do te kete ndonje abuzim me lirine e vizave ajo do te bashkepunoje me shtetet e zones Schengen te cilat e kane ndihmuar nga afer Shqiperine.

Si hap tjeter per perafrimin ne BE Shqiperia pret te marre statusin e vendit kandidat. Gjate bisedes me APA-ne Kryeministri Berisha nuk dha ndonje afat konkret. Gjate fushates zgjedhore te vitit 2009 megjithe rezervat publike nga ana e Brukselit Berisha e paraqiti kerkesen per antaresine ne BE.

Shqiperia do te kishte mjaft perfitime nga statusi i kandidatit te BE-se. Shqiperia ka statusin e vendit kandidatit potencial. Komisioneri i Zgjerimit i BE-se Stefan Fyle mendon se gjate vitit 2011 Brukseli do te jape nje rekomandim pozitiv. Per kete eshte e nevojshme qe si qeveria dhe opozita ne Tirane te lene menjane konfliktin e tyre pasi opozita Socialiste nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve te vitit te kaluar duke kerkuar rinumerimin e tyre. Per kete arsye ajo e ka bojkotuar per muaj te tere veprimtarine ne Parlament per pasoje nje nder ligjet e shumte per krijimin e Gjykates Administrative e kerkuar nga vete sipermarresit nuk mundi te miratohej per shkak te mungeses se shumices se cilesuar.
Berisha thote se kjo ishte zgjedhja e Shefit te Opozites Edi Rama per te demtuar Shqiperine. Por serish sipas fjaleve te tij ndermjet tij dhe Zotit Rama ka nje baze bisedimesh.

Gjithsesi Berisha nuk deshiron asnje dhurate ne procesin e integrimit Evropian por vetem nje gjykim te mbeshtetur mbi performance. Ndaj ai thote se nuk lufton vetem kunder shifrave dhe fakteve te cilat duhe te permiresohen edhe me tej por edhe kunder imazhit te keq e te trasheguar te Shqiperise lidhur me varferine korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por edhe ne keto drejtime ka patur permiresime qe u shfaqen edhe ne rastin e liberalizimit te vizave.

Korrupsioni ndash Ai do te jete gjithnje nje problem por qe do te mposhtet mbi te gjitha me teknologji moderne dhe me nje kurs neoliberal. Tregues i suksesit ne kete drejtim eshte cmimi qe Shqiperia ka marre nga OKB-ja si vendi i pare qe ka dixhitalizuar teresisht proceset e sherbimit publik.

Se sa gjate do ta drejtoje ai ende vendin e vet si Kryeminister drejt BE- se kjo mbetet e hapur. Sidoqofte ai e ka vullnetin per te punuar me tej. Kryeministri 66 vjecar i cili u detyrua te jepte doreheqjen si Presidenti i vendit me 1997 kur si pasoje e shembjes pas falimentimit te firmave te dyshimta investuese nje numer i madh shqiptaresh humben depozitat e kursimeve dhe vendi ishte ne prag te Luftes Civile por ne vitin 2005 ai festoi nje kthim sensacional ne krye te Qeverise. Eshte i sigurt se ai do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe kur Shqiptaret te votojne per mua une do ta drejtoj serish Qeverine

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›