E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2011 debat ne komisionin e ekonomise

Komisioni i Ekonomise dhe Financave shoqerohet prej debateve gjate seances se radhes per diskutimin e buxhetit 2011 dhe ndikimin qe do te kete ne borxhin publik. Deputeti i Partise Socialiste Arben Malaj deklaroi se borxhi publik ne vendin tone eshte ne shifra alarmante dhe rrezikon qe te perseritet situata ne Greqi.
Nderkohe qe sipas kryetarit te Komisionit te Ekonomise Edmond Spaho ky eshte nje abuzim dhe nje keqinformim pasi edhe FMN-ja ka deklaruar se situata ne vendin tone nuk eshte me rrezik.
Nje tjeter pike qe u diskutua ne komision ishin edhe fondet e akorduara bashkive dhe komunave. Sipas perfaqesuesit te ministrise se financave skema eshte e drejtuar drejt zhvillimit rajonal. Fakt ky qe u kundershtua prej opozites pasi sipas tyre Bashkite dhe komunat do te kene shume here me pak te ardhura per vitin e ardhshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›