E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha për Godon: Politika shqiptare humbi një nga më të urtit

Kryeministri Berisha u dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të të ndjerit Sabri Godo dhe Partisë Republikane të Shqipërisë. Në mesazhin e tij, kryeministri Berisha shprehet:
 

“Ndarja nga jeta e njeriut tuaj më të dashur, politikanit të urtë dhe të mençur, themeluesit të Partisë Republikane në Shqipëri, shkrimtarit të shquar dhe mikut tim, Sabri Godo, është një humbje e madhe për ju, politikën dhe letrat e Shqipërisë. Sabri Godo ishte një nga personalitetet e shquara të mendimit politik dhe letrave të vendit, i cili dha një ndihmesë të çmuar në zhvillimet politike të njëzet viteve të fundit në Shqipëri, në fushën e ligjeve të vendit, dialogut dhe mirëkuptimit midis shqiptarëve. Me mjeshtërinë e Tij të madhe, talentin e rrallë, Ai ishte kolosi i romanit historik në letrat shqipe, të cilat i pasuroi me vepra të pavdekshme”- thuhet në ngushëllimin e kryeministrit.

Më tej ai thekson se me ndarjen nga jeta të Sabri Godos politika shqiptare humbi një nga më të urtit e saj, bota e mendimit intelektual shqiptar humbi njërën prej mendjeve më të ndritura të saj, letrat shqipe korifeun e romanit historik të tyre”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›