E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, ulet ndjeshëm numri i lindjeve

Në bazë të statistikave të maternitetit të qytetit të Fierit numri i lindjeve sot është rreth 2000 lindje më pak se viti 1990.

Në fillim të viteve 90 numëroheshin mbi 4500 lindje në vit, ndërsa sot sipas drejtuesit të maternitetit Besnik Brahimaj reduktimi i numrit të lindjeve ka ardhur gjithmonë dhe duke u rritur.

Faktor dominues në reduktimin e numrit të lindjeve është planifikimi familjar por ndikim ka sjellë edhe rritja e aborteve.

Këto të dhëna që flasin për përgjysmim të numrit të lindjeve, pritet të japë ndikim në plakjen e popullsisë pas 20 viteve të tjera.

Një fenomen i tillë nuk po ndodh vetëm në Fier por përgjithësisht në të gjithë territorin e vendit.

K.Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›