Europiani basketbollit Spanja dhe Maqedonia ne gjysmefinale

Spanja dhe Maqedonia kanë siguruar një biletë për në gjysmëfinalet e kampiontit europian të basketbollit, i cili po zhvillohet në Lituani. Spanjollët, të cilët janë dhe kampionët në fuqi likuiduan Slloveninë me rezultatin 86-64, ndërsa përfaqsuesja maqedonase vazhdon të konfirmohet si surptiza e këtij kompeticioni, duke eliminuar të zotët e shtëpisë.
Spanja do ta niste keq ndeshjen, duke gabuar shumë poshtë koshit, ndërsa sllovenët do të shfrytëzonin armën e tyre me të fortë, gjuajtjet për tri pikë, duke e mbyllu periodën e parë me avantazhin 23-16. Më pas do të vinte reagimi dhe reagimi i përfaqësueses spanjolle, e cila e udhëhequr nga Juan Carlos Navarro, autor i 26 pikëve në ndeshje, do të siguronte kualfikimin për në gjysmëfinalet e Euro Basket 2011.
Pas këtij suksesi, Spanja ka konfirmuar edhe një herë veten si pretendente për të fituar për të dytin vit radhazi titullin kampion. Vazhdon të surprizojë Maqedonia, që vijon rrugën e suksesit, pas fitores 67-65, kundër Lituanisë, e cila është dhe organizatorja e këtij turneu. Tri pikë të shënuara nga Vlado Ilievski vetëm 11 sekonda nga fundi i ndeshjes i kanë dhuruar fitoren Maqedonisë, e cila për herë të parë në historinë e saj arrin në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian të basketbollit.
Nertan Prifti