Berisha për dekretin e Topit për kreun e KLSH: Nuk merrem me fjalë, merrem me vepra
I pyetur nga gazetarët gjatë një vizite që po zhvillonte në Kashar në lidhje me dekretin e presidentit Topi për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryeministri Sali Berisha dha një përgjigje të shkurtër: Nuk merrem me fjalë, unë merrem me vepra.
Presidenti ka dekretuar një ish- deputet të PD për kreun e KLSH, njësoj si në rastin e Sali Shehut. Vetëm se në këtë rast, Topi është kujdesur të zgjedhë një ekonomist nga shkollimi, siç e kërkoi PD.
Ndërkohë, fjalimet e deklaratat e Berishës alla Enver Hoxha po shtohen gjithmonë e më shumë. Edhe ai fliste me vepra. Para pak ditësh Fiks Fare transmetoi pamje të një vizite të Enver Hoxhës, ku ai shprehej se Shqipëria do bëhet kopshti më i bukur. Pamjet e deklarata e tij janë të ngjashme me ato të Berishës, i cili i ulur gju më gju me të rinjtë, duke pirë raki, deklaron se do e bëjë Shqipërinë kopshtin më të bukur në Europë.

Gju me gju me popullin