E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, helmohen me bar miu tre fëmijë

Foto Ilustruese

POGRADEC- Tre fëmijë të kopshtit të fshati Leshnicë në Pogradec janë helmuar dhe janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit.

Sipas të dhënave të para dyshohet se fëmijët kanë konsumuar bar miu.

Burime nga spitali bëjnë me dije në këto momente se fëmijëve po u bëhet një lavazh, me qëllim pastrimin e organizmit të tyre.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, ende nuk ka të dhëna. Fëmijët janë dy djem dhe një vajzë, kur 2 prej tyre janë të së njëjtës familje, një motër e vëlla. Policia ka njoftuar se ka mbërritur në kopshtin e fshatit Leshnicë, ku dhe ka nisur hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›