Berisha per nenshtetesine dhe pagat

Qeveria shqiptare miratoi vendimin për procedurat e njohjes dhe fitimit të nënshtetësisë shqiptare për të gjithë personat me origjinë shqiptare që jetojnë në hapësirën Shengen apo në shtete me të cilat Shengen ka marrëveshje të lëvizjes së lirë.
Kryeministri Berisha kërkoi mirëkuptimin e shtetasve të Kosovës të cilët nuk përfshihen në këtë vendim pasi, siç u shpreh ai, është në interesin e tyre që problemi i vizave të zgjidhet të respekt të udhërrëfyesit të Brukselit për liberalizimin evizave. Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e qeverisë është rritja e pagës minimale të punonjësve të administratës me 11.3 pqr qind: “Në përputhje me konventat ndërkombëtare kjo rrogë bëhet e detyrueshme për të gjithë punonjësit në shtet dhe privat.” Ky vendim do të pasohet javën që vjen me vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve. / Top Channel