E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita Kroacia dhe Shqiperia nga ajri

Mjeshtrat e fotografisë, Alket Islami dhe Nenad Rebersak me syrin e pangopur për ngjyrat, për detajet, u ngjiten lart njëri me parashurë dhe tjetri  nga kabina e avionit për të sjellur dhe kujtuar se cfare imazhe mahnitëse na dhurojnë qytetet , mallet, plazhet e lumejt të Shqipërisë dhe Kroacia 
Fotografitë u prezantuan  në ekspozitën  “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”. Renditja e tyre është bërë në mënyrë të qëllimshme pa rend se cilat janë shkrepur në Kroaci dhe cilat në Shqipëri. 

Të dy fotografët duket se shohin njësoj detajet nga lart.  Kroacia dhe Shqipëria për ta është sa e ndryshme aq edhe e ngjashme.
Kjo ekspozite fotografike pas rrugetimit në disa vende europiane u prezantua edhe në Tiranë.   
Me mbështetjen e Ambasadës se Republikës së Kroacisë në Tiranë me rastin e ditës kombëtare dhe të festimeve për të shënjuar  anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›