Berisha përballë gazetarëve: Si i zgjodha ministrat
TIRANË - Kryeministri Sali Berisha është përballë gazetarëve në panelin e krijuar nga Blendi Fevziu në emisionin e tij 'Opinion'. Pyetjet kryesore janë për mënyrën se si ai i zgjodhi ministrat e kabinetit të ri.
Berisha e ka nisur shpjegimin nga Bujar Nishani i cili nga ministër i Brendshëm bëhet i Drejtësisë. "Nishani u vu ministër i Drejtësisë sepse është një nga drejtuesit më me eksperiencë në PD. Një problem madhor i asaj ministrie është edhe sistemi i vuajtjes së dënimit, burgjet. Nishani do ti përgjigjet plotësisht kësaj detyre sepse është politikan me karrierë të gjatë dhe kontribute të veçanta. Unë mund ta lija sërish ministër të Brendshëm por për shkak të një operacioni i është vështirësuar lëvizja sepse ministri i Brendshëm ka shumë shërbime jashtë, 80 për qind e problematikës që ka të bëjë me liberalizmin kalon përmes ministrisë së Brendshme". Kështu e komentoi Berisha rikonfirmimin e Nishanit në qeveri.
Ndërsa për Lulzim Bashën i cili nga i Jashtëm bëhet ministër i Brendshëm, Berisha tha se është kapacitet dhe është energjik. "Ai në bashkëpunim me Metën do ta cojne vendit drejt liberalizimit te vizave", tha Berisha.