E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha përgënjeshtron të vetët: Nuk kam ftesë për në SHBA, nuk ekziston një vizitë e imja as në 3 mars, as në 20!

TIRANE- Ndërkohë që eksponentë të lartë të PD si Edit Harxhi, Ed Paloka, Belind Këlliçi, Flamur Noka, gazetarë e analistë pranë tij etj, kanë mbarsur opinionin publik me lajmin se brenda muajit mars, Sali Berisha, do të kryejë një vizitë në SHBA, vetë i zoti i punës e ka përgënjeshtruar kategorisht këtë lajm.

I ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme Berisha është pyetur për këtë vizitë të supozuar dhe një vizë speciale nga administrata Trump, të cilën mbështetësit e bëjnë fakt të kryer.

Pyetje: Është e vërtetë që keni prerë biletë për Washington në datën 20 mars dhe pritet të marrë vizë speciale?

Përgjigje: Absolutisht Jo! Nuk është e vërtetë.  Nuk kam dijeni, jo nuk kam lobuar. Kam dëgjuar, jepen dhe data si 3 mars se do të kryej një vizitë në SHBA, por nuk është e vërtetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›