E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pershendet BE-ne per vleresimin e raportit te vizave. Meta Koha reale per firmosjen e Schengen-it

15-09-2010 / Gazeta 55

Konkluzioni Shqiperia te konsiderohet si vend potencial per heqjen e vizave


Kryeministri Sali Berisha eshte perqendruar ne fjalen e tij gjate Mbledhjes javore te Keshillit te Ministrave ne raportin pozitiv te Komisionit Europian per liberalizmin e vizave per shqiptaret. Ai tha se raporti konkludon se Shqiperia duhet te konsiderohet per heqjen e vizave. Berisha pohoi se tashme qeverise shqiptare i mbetet qe te avancoje perpjekjet per regjimin pa viza. Sipas tij mberritja ne kete vleresim pozitiv ka ardhur fale reformave te ndermarra nga qeveria dhe synimi i saj per te bere Shqiperine nje vend te sigurt. Ky raport eshte historik per shqiptaret dhe perben gjithashtu konsolidim te perpjekjes se qeverise shqiptare per te bere Shqiperine nje vend te sigurt.Ky perben nje lajm pozitiv dhe me predispozite te madhe pozitive kete e ka vleresuar edhe Komisioni i Parlamentit Europian per Drejtesi Siguri e Emigracion. Ka rendesi te madhe qe ky raport te pershtatet si nje program pune qe arritjet reale te padiskuteshme te shenuara ne perpjekjen tone per te meritura heqjen e vizave te avancohen- deklaroi me tej kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›