E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne gjurmet e Enverit- lufte prones private

15-09-2010 / Gazeta 55

Reagojne pronaret e ligjshem te truallit te ish Ekspozita Shqiperia sot. Avokati Gjokutaj Kontrata eshte shfuqizuar kompania arriti marreveshje vetem me nje nga pronaret

Trashegimtaret e familjes Rada pronare te truallit te ish Ekspozita ka reaguar sot ndaj sulmeve te perditshme te eksponenteve te Partise Socialiste. Permes nje deklarate per shtyp perfaqesues te familjes Rada denuan qendrimin hoxhist te Edi Rames dhe i bene thirrje ketij te fundit te nderprese fushaten denigruese. Pronaret theksojne se privatizimi i prones eshte kryer sipas te gjitha kritereve ligjore ne fuqi.
Sigurojme qe privatizimi ka ndjekur te gjitha procedurat dhe kriteret ligjore ne fuqi perfshire ketu edhe cmimin e tokes i cili eshte percaktuar me vendim qeverie.
I bejme thirrje z. Shalsi dhe Partise Socialiste te nderprese fushaten e denigrimit kunder nesh. Ju bejme thirrje qe te mos perdorni pronaret autoktone per hir te interesave tuaja politike. Nese kjo fushate nuk nderpritet menjehere paralajmerojme autoret e saj qe do te mbajne pergjegjesi te rende ligjore dhe do te demaskohen publikisht- paralajmerojne trashegimtaret e prones te ish Ekspozita.
Sipas tyre qe nga viti 1994 prona eshte e hipotekuar zyrtarisht. Ne deklarate thuhet se pronaret kane bere shume kerkesa dhe perpjekje per privatizim e objektit. Me ne fund mbas te gjitha procedurave te rregullta ligjore objekti u privatizua ne shtator 2009.
Trashegimtaret e familjes Rada pohojne faktin se eshte lidhur nje kontrate bashkepunimi me Vizion Construction por qe kontrata eshte prishur si pasoje e mosmarreveshjeve shume kohe para se te kryehej procesi i privatizimit ne shtator 2009-e.
Eumlshte e vertete qe ne dt 13 Mars 2008 u firmos nje kontrate bashkepunimi me kompanine Vizion Construction por vetem me nje pjese te pronareve e truallit. Ashtu sic pranohet edhe nga deklarata e z. Shalsi pjesa tjeter e pronareve nuk pranoi qe te firmosnin kontraten e marreveshjes me Vizion Construction. Z. Shalsi qellimisht nuk permendi qe te shtrenguar nga kjo mungese mirekuptimi mes gjithe pronareve ne date 20 Mars 2008 kjo marreveshje u shfuqizua permes nje akti noterial gje qe solli edhe nderprerjen e te gjitha marredhenieve ligjore mes kesaj kompanie dhe asaj pjese te pronareve qe kishin nenshkruar marreveshjen. Si kjo marreveshje jane prishur edhe shume marreveshje te tjera me kompani te tjera. Ne dijenine tone kjo prishje e marreveshjes eshte bere disa muaj para se te fillonin procedurat e privatizimit te ekspozites Shqiperia Sot nga Ministrite.
Pronaret e truallit theksojne se pas mbarimit te procesit te privatizimit te ekspozites Shqiperia Sot ne pronaret beme hipotekimin e prones ne hipoteke. Te gjitha Subjektet qe kishin marre ambiente me qera ne ish ekspoziten Shqiperia sot jane larguar pa asnje lloj pretendimi duke zbatuar me rigorozitet kontratat perkatese te qerase ku cdo kontrate qeraje me shtetin shfuqizohej ne momentin e privatizimit te objektit. Vetem kompania Top Channel nuk e ka zbatuar ende kete kontrate edhe pse ka qene me te njejten cilesi si te gjithe subjektet e tjera qiramarrese- vijon reagimi i trashegimtareve te familjes Rada pronare te truallit te ish Ekspozita te shume atakuar nga Partia Socialiste.
Pronaret sqarojne se pas shume muajsh mosmarreveshjesh dhe negociatash pronaret e tokes nenshkruan ne vitin 2009 kontraten per zhvillimin e prones me kompanine Viktoria Construction. Ata falenderojne qeverine per vendimin e drejte te kthimit te prones tek pronaret e ligjshem.
Ne falenderojme Qeverine qe pas shume viteve na ktheu pronen e ligjshme e te trasheguar nga gjaku e djersa e gjysherve dhe prinderve tane. Ne deklarojme me pergjegjesi te plote qe nuk kemi pasur asnje presion per te marre ate qe na ka takuar prej vitesh me ligj e qe me ne fund po behet realitet. Toka e blere dhe bllokimi i saj ne hipoteke cka e konfirmon lehte edhe vertetimi jane bere ne emrin e pronareve. Sulmet dhe shpifjet qe behen ndaj prones sone behen me qellimin e vetem per te na penguar marrjen fizike te ligjshme te saj e cila eshte dorezuar me procesverbal te rregullt nga Qendra Kombetare e Panaireve qe ne shtator te 2009- deklarojne me tej trashegimtaret e familjes Rada pronare e truallit te ish Ekspozita Shqiperia sot.
Nje tjeter pike e shume atakuar nga opozita lidhet edhe me cmimin e

Avokati i Tartarit dhe Selmanllarit Gjokutaj Kontrata eshte shfuqizuar me akt noterial

Ne vijim te akuzave te Partise Socialiste se pas kontrates per privatizimin e ish Ekspozites qendron kompania Vision Construction kane reaguar nepermjet avokatit pronaret Arjan Tartari dhe Rrahman Selmanllari. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh sot se kontrata eshte nenshkruar ne mars te vitit 2008 por nuk ka force ligjore. Ai e shpjegoi kete fakt se kompania Vision Construction nenshkroi kontraten vetem me nje nga pronaret dhe duke qene se nuk bindi pjesen tjeter te pronareve shfuqizoi me akt noterial kontraten.
Sipas avokatit procesi i privatizimit u be ne korrik te 2008-es atehere kur Vision Construction kishte nderprere lidhjet ligjore me pronaret. Gjokutaj tha gjithashtu se gjate dites se neserme do te ngrihet padi penale ndaj deputetit socialist Eduard Shalsi.
Avokati tha se kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka nisur sulm ndaj kesaj kompanie pas deklaratave per dhenien e 20 te kontrates mikut te Rames ne kembim te nje leje ndertimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›