E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përshëndet presidentin e Kosovës me rastin e 20 vjetorit të krijimit të LDK-së

Tiranë, 23 dhjetor NOA Kryeministri, Sali Berisha i ka dërguar një letër përshëndetëse Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, drejtuesve, anëtarëve dhe mbështetësve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të kësaj partie.

 Në 20 - vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, tju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta. Lidhja Demokratike e Kosovës u themelua nga Presidenti Rugova dhe elita intelektuale shqiptare e Kosovës, si partia e parë antikomuniste në Ballkan, si forca e parë politike opozitare, e vendosur kundër regjimit barbar të Millosheviçit thuhej në letrën që Berisha i dërgoi presidentit të Kosovës. Partia e interesit kombëtar të shqiptarëve, Lidhja Demokratike e Kosovës, nën udhëheqjen e njërit prej personaliteteve më të mëdha në historinë tonë kombëtare, burrit të madh të kombit tonë, Ibrahim Rugova, do të udhëhiqte në kushtet e terrorit, të dhunës dhe shtypjes së hekurt themelimin e shtetit të shqiptarëve, si dhe do të organizonte rezistencën paqësore, më të pashembulltën në Europë, ndaj okupatorit e do të promovonte çështjen e drejtë të Kosovës në Europë dhe në mbarë botën. Pas çlirimit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me forca të tjera politike, do të jepte një kontribut historik në rindërtimin e vendit  dhe në shpalljen e pavarësisë së saj. Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës është ndër forcat kryesore të qeverisjes në Kosovë, që kontribuon për konsolidimin e shtetit ligjor, në shërbim të  paqes e të stabilitetit në Kosovën e pavarur përfundon mesazhin e tij Berisha. k.k/NOA  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›