Berisha përuron rrugën e fshatit të Fatos Nanos

Berisha në Gjirokastër
Kryeministri Berisha përuroi dje në Gjirokastër rrugën që të çon të Zagori e që kalon dhe nga fshati Nokovë, ku ka lindur ish-paraardhësi i tij, Fatos Nano. Kjo rrugë, e cila ka një gjatësi prej rreth 28 kilometrash, kalon nëpër fshatrat Shëntodhër, Kakoz, Karjan, Këllez, Dhoksat, Qestorat, Mingul, Nokovë të komunës Lunxhëri dhe prej saj përfitojnë të gjitha fshatrat e luginës tjetër të bukur, mahnitëse, siç është lugina e Zagorisë, u shpreh Berisha. Një banor i Zagorisë i tha Berishës se je i vetmi kryeministër që ke ardhur në këtë komunë. E bëmë rrugën që të vijnë edhe miqtë e mi zagoritë në Tiranë që skanë ardhur këtu që prej 15 vjetësh, u shpreh Berisha. Gjithashtu, po dje, Kryeministri përuroi dhe rrugën e re që të çon në fshatin antik të Antigonesë në Gjirokastër.