Paradë kuq e zi në Nju Jork
Qindra shqiptarë u mblodhën në Nju Jork në një paradë Kuq e Zi. Aleanca Kuq e Zi, së bashku me disa të rinj shqiptarë që jetojnë në SHBA, organizuan një paradë në Ditën e Kolombit. I pranishëm ishte gjithashtu drejtuesi i Aleancës, Kreshnik Spahiu, i cili para të pranishmëve u shpreh se duhet të hiqet nga mendja e njerëzve se Shqipëria nuk bëhet. Mesazhin që duan ta injektojnë në mendjen e shqiptarëve, në mendjen e popullit, se Shqipëria nuk bëhet, ne duhet ta kthejmë se Shqipëria bëhet. Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria as të mos skuqet, as të mos nxihet, por të jetë kuqezi, tha Spahiu. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe këngëtarët e njohur, Frederik Ndoci, Çiljeta dhe Genta Ismaili, e cila këndoi edhe himnin e Aleancës. Më pas, të gjithë qytetarët e mbledhur në këtë paradë parakaluan në Bulevardin 5, i cili është njëri prej më të vizituarve prej turistëve në Nju Jork.