Berisha pranë firmës me Arminian23-vjeçari Berisha, i cili më parë ka luajtur edhe me Hamburgun në Bundesligën 1 gjermane (madje ka shënuar edhe një gol në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve), është duke kryer stërvitje me Arminian, një sku

Besart Berisha ka shumë mundësi të nënshkruajë për Arminia Bilefeld, skuadrën e njohur gjermane, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesliga 2. Klubi anglez i Bërnlit, që zotëron edhe kartonin e sulmuesit kosovar, e ka nxjerrë në shitje, pasi më parë e kishte huazuar te Rozenborgu në Norvegji dhe të AC Horsens në Danimarkë. 23-vjeçari Berisha, i cili më parë ka luajtur edhe me Hamburgun në Bundesligën 1 gjermane (madje ka shënuar edhe një gol në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve), është duke kryer stërvitje me Arminian, një skuadër ku më parë kanë luajtur edhe Fatmir Vata, Ervin Skela e Klodian Duro.
Bari në sulm për Erjon Bogdanin
Bari duket se ka në projektin e tij më të afërt blerjen e Erjon Bogdanit, një sulmuesi të regjur në Serinë A. Edhe pse filloi grumbullimin me Kievon pak ditë më parë dhe deklaroi se kërkon të qëndrojë me skuadrën veroneze edhe për të paktën një sezon, bomberi shqiptar Erjon Bogdani nuk mbetet jashtë thashethemeve të mediave italiane për merkaton e verës. Skuadra që po interesohet shumë për Bogun është Bari që sezonin e ri do të luajë në Serinë A. Skuadra puljeze pasi nuk arriti një marrëveshje me sulmuesin e Leçes Kastijon, duket se po vlerëson mundësinë për të afruar në Bari sulmuesin e kombëtares sonë.
E Premte, 10 Korrik 2009