E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha premton universitete moderne tek studentët, të cilëve desh iu rrëzua godina mbi kokë

Historia e godinës së Fakultetit Juridik në Tiranë është një nga dramat tipike të tranzicionit shqiptar. Ajo për pak sa nuk u shemb mbi kokat e studentëve edhe pse ishte restauruar. Për muaj e muaj të tërë studentët bënë pelegrinazh sa në një godinë në një tjetër, për të realizuar ato orë mësimi, në mënyrë të përgjysmuar e me nxitim. Tani që Kino- Klubi i Qytetit Studenti është restauruar dhe përshtatur me klasa mësimore, kryeministri ka bërë një inaugurim duke folur me superlativa për godina moderne, për biblioteka moderne etj.

Cilësia e dijeve, e kualifikimeve, e diplomave mbetet të rëndësishme për ëndrrën tonë dhe sigurisht për të arritur cilësinë kërkohen kushte, mjedise moderne, biblioteka moderne, por ne do të bëjmë gjithçka që universitetet ti kenë. Vendimtare në cilësi është edhe liria akademike, lira e kërkimit shkencor e cila është përcaktuese për cilësinë e universiteteve tona, tha Berisha para studentëve, të cilët më shumë se godinën, e cila është një përshtatje sa për sy e faqe, mendojnë për atë që i pret pas mbarimit të shkollës: papunësinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›