Transplanti i parë i mitrës, nëna ia jep të bijës

Spitali ku do kryhet transplanti
Një mësuese e re biologjie është duke u përgatitur që mitra e nënës së saj ti transplantohet në trup- me shpresën që në këtë mënyrë të arrijë të mbajë një fëmijë, njësoj siç e ëma e mbajti atë.
Sara Ottoson, 25 vjeç, u lind pa organet riprodhuese. Por nëna e saj, një biznesmene 56 vjeçare, ka pranuar të marrë pjesë në këtë procedurë duke u bërë gruaja e parë në botë, që do të transplantojë mitrën tek e mija.
Ottoson, që jeton dhe punon në Stokholm, tha se nuk ishte e shqetësuar për implikimet që do kishte marrja e mitrës që e kishte mbajtur atë.
Operacioni për këtë transplant është shumë i vështirë. Ai është realizuar në vitin 2000 në Arabinë Saudite, por gruaja që e mori mitrën e hoqi atë pas 99 ditësh për shkak të komplikacioneve.