E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret drejtorin e BERZH për Ballkanin

Kryeministri Berisha ka takuar sot Drejtorin për vendet e Ballkanit Perëndimor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Zotin Claudio Viezzoli. Kryeministri Berisha falenderoi Zotin Viezzoli për mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në financimin e projekteve, në sektore me rëndësi për ekonominë shqiptare, të shtrira kryesisht në sektorin e transporteve dhe atë të energjisë.
Kryeministri Berisha i bëri të njohur Zotit Viezzoli angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare, për zgjidhjen e fillimin të realizimit të projektit të unazës së Tiranës, duke e vlerësuar si një nga projektet shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe të kryeqytetit, por edhe si një projekt në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Zoti Caludio Viezzoli vlerësoi progresin pozitiv të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare dhe e informoi për zgjerimin e këtij bashkëpunimi me financimin e projektit për studimin e fizibilitetit të projektit të hekurudhës Tiranë - Durrës, i cili do të përfshijë edhe aeroportin e Tiranës. Kryeministri Berisha e falenderoi për këtë vendim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe i kërkoi Zotit Viezzoli mundësinë e zgjerimit të këtij studimi, në mënyrë që të përfshijë dhe zonën e Golemit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›