E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Bare, gjyqtarja Beraj jo më në trupin gjykues



Ardiana Beraj e cila ka zëvendësuar gjyqtarin Artan Broci në procesin gjyqësor që zhvillohet në ngarkim të Aldo Bares ose i quajtur ndryshe Alfred Shkurti, nuk do të vazhdojë të jetë në trupin gjykues. Shkak për largimin e kësaj gjyqtare ka qenë vet prokurori i çështjes Besnik Muçi, i cili ka kërkuar që ajo të largohet nga trupi gjykues pasi vite me parë ka qenë pjesë e një vendimarrjes për sigurim prove në një proces i cili ka lidhje me gjyqin që zhvillohet për të cilësuarin si drejtues të bandës së Lushnjes. Për këtë arsye një gjyqëtare nuk mund të shqyrtojë dhe të marrë vendim për të njëjtën çëshjtje gjyqësore. Por edhe avokati i Bares në seancën gjyqësore ka kërkuar dhe ka debatuar me kryesuesn e trupi gjykues Fatmira Hajdari që të shpjegojë se si është përzgjedhur nga KLD, emri i Ardiana Berajt për të qenë pjesë e gjykimit të këtij procesi. Për këtë arsye gjyqtarja ka lexuar vendimin e KLD. Ndërkohë që avokati Vladimir Meci ka pohuar se vetë gjyqtarja nuk duhet të pranonte të ishte pjesë e ketij gjyqi duke qenë se ka marrë nje vendim për një tjetër proces që ka lidhje me ketë që po zhvillohet në Gjykatën për Krimet e Rënda. Kështu për Ardiana Beraj, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës kjo ishte senca e parë dhe e fundit në këtë procës e cila ka qenë në vend të Arton Brocit që tashmë është emëruar gjyqtar në Gjykatën e apelit Tiranë. Ndërsa seanca në ngarkim të Bares i cili ishte prezent në seancë do të jetë pas dy javësh kur KLD të zgjedh nje tjetër gjyqtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›