E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret nënsekretarin e përgjithshëm të OKB

Kryeministri Berisha priti sot në një takim, Nёnsekretarin e Pёrgjithshёm të OKB-së dhe Administrator nё detyrë i (PNUD), Ad Melkert i cili shprehu gadishmërinë për bashkëpunim me qeverinë shqiptare. 

TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot në një takim, Nёnsekretarin e Pёrgjithshёm të OKB-së dhe Administrator nё detyrë i Programit tё Kombeve tё Bashkuara pёr Zhvillim (PNUD), Ad Melkert i cili do tё marrë pjesë nё takimin vjetor tё Pёrfaqёsuesve rezidentё tё PNUD-it nga rajoni i Evropёs dhe Bashkёsisё sё Shteteve tё Pavarura, takim qё kёtё vit do tё mbahet nё Tiranë. Kryeminstri Berisha u ndal në ecurinë e projekteve më kryesore në bashkëpunim me PNUD-in, dhe kërkoi një mbështetje të mëtejshme në reformën në arsim në aspektin e zgjerimit dhe forcimit të sektorit privat, në të gjitha ciklet e arsimit.
Zoti Ad Melkert shprehu gadishmërinë e PNUD për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, ndërsa kryeministri shprehu gadishmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar edhe në projekte të tjera me rëndësi sociale si ato për popullsinë rome, ku kryeministri theksoi se do të ndërmerret çdo hap për të përmirësuar jetën e këtij komuniteti. (e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›